SASHK: Urgjentish të paguhen rrogat e arsmtarëve
Sindikata e Pavarur për Arsim Shkencë dhe Kulturë kërkon që urgjentisht të gjendet zgjidhje për pagesën e pagave të muajit dhjetor...

Sindikata e Pavarur për Arsim Shkencë dhe Kulturë kërkon që urgjentisht të gjendet zgjidhje për pagesën e pagave të muajit dhjetor, për të punësuarit në kopshtet dhe shkollat fillore dhe të mesme në komunat e Çairit, Tetovës, Gosivarit dhe Tearcës.
“Për arsye të karakterit politik, këshillat komunalë në Çair, Tetovë, Tearcë dhe Gostivar , akoma nuk e kanë përfunduar procedurën ligjore për miratimin e Buxhetit për vitin 2018, duke krijuar kështu bllokim total financiar dhe duke pamundësuar që mijëra të punësuar në arsim, të mos marrin paga”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga SASHK-u.
Sipas tyre, nëse në afat më të shkurtër kohor nuk paguhen pagat, SASHK do të ndërmarrë masa radikale , deri në realizimin e të drejtës ligjore për pagesën e rrogave poër të punësuarit në kopshtet dhe shkollat e këtyre komunave.
