Botë
Tërmet 8.2 ballë në Alaska: Autoritetet japin alarmin për rrezik nga cunami
23.01.2018 16:35
Një tërmet me Magnitudë 8.2 ka tronditur brigjet amerikane të Alaskës...

Menjëherë pas lëkundjeve të fuqishme autoritetet lëshuan alarmin për rrezik nga cunami.
Tërmeti e kishte epiqendrën në oqean rreth 300 km në juglindje të Kodiakut, në një thellësi prej 10 kilometrash mëngjesin e sotëm.
Qendra Kombëtare për Paralajmërimet e Cunameve në SHBA lëshoi alarmin për brigjet e shtetet e British Kolumbias dhe Alaskas.
Njerëzve në këto zona u kërkohet të strehohen në vende të larta.
