Maqedoni

Sindikata e Pavarur e Policisë: Policët nuk janë të mbrojtur ndaj sulmeve

23.01.2018 16:30

Shumë zyrtarë policorë gjatë detyrës së tyre keqtrajtohen dhe ofendohen nga persona të ndryshëm të cilët shkelin ligjin....

Ata nuk  kanë asnjë lloj mbrojte ligjore dhe janë të detyruar të durojnë keqtrajtimet dhe ofendimet e shkelësve të ligjit, thonë nga  Sindikata e  Pavarur të Policisë. Ata paralajmërojnë edhe protesta  në maj, për të mbrojtur  sic thonë, dinjitetin e punonjësve të ruajtjes së rendit. 
 
"Ditëve të fundit shohim që në kuadër të MPB-së punohet për mekanizma shtesë, lidhur me kontrollet e brendshme, e kjo ëhstë një gjë që ne e përshëndesim. Por, nuk mund të ndodhë që kërkesat tona t’i dorëzojmë tek ministri dhe kryeministri dhe të bojkotohen. Ne ju premtojmë policëve, se nëse rritet numri i anëtarësimit, do të mblidhemi dhe do të dalim në rrugë”, tha Goce Dellçev Todev, nga Sindikata e Pavarur e Policisë.
 
Todev tha se do të jenë këmbëngulës në kërkesat e tyre, deri sa të njëjtat të plotësohen dhe nuk do të qëndrojë I heshtur për ngjarjet me policinë në Maqedoni.
 
FARIJE DAUTI BAKIU