Në mars, mbledhja e pëbashkët e dy qeverive, takimi Osmani- Hoxhaj, bashkërendim për proceset eurointegruese

23.01.2018 17:01

Në mars do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës.....

Në mars do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverive të Maqedonisë dhe Kosovës.

Zv kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, në Shkup ka bashkërenduar me kryeministrin Zaev dhe zv.kryeministrin Osmani, çështjet primare të cilat do të dikutohen në këtë mbledhje.

Janë diskutuar me theks të veçantë adresimi i çështjeve të hapura në të gjitha vendet ballkanike, me qëllim që të merret lajm pozitiv nga Brukseli.

“Mbledhje  e cila do të mbahet për herë të parë dhe një mbledhje që duhet të zgjidh shumë çështje bilaterale qoftë ekonomike, kulturore tregtare qoftë arsimore, por edhe të një koordinimi politik mes dy vendeve tona” – tha Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Sipas Hoxhaj, në bashkëpunimin mes dy vendeve do të ndihmojnë edhe hapja e vendkalimeve kufitare jo vetëm ai Bellanoc -Stanciq, ku punët janë në fazën e përfundimit, por  edhe për hapjen e një vendkalim të ri kufitar mes Tetovës dhe Prizrenit për kalimin e mallrave, njësoj si Kosova e ka edhe me Shqipërinë.

Ai bëri thirje, por edhe për  përfudnimin nga ana e Shkupit, të autostradës që lidh Kosovën me Maqedoninë. Zv kryeministri Osmani deklaron se takimet e tilla duhen shfrytëzuar  për të bashkërenduar qëndrimet dhe për të qenë  me një zë drejt organeve të BE-së,

“Ballkani perëndimor gjendet përpara  një sfide historike dhe një mundësie historike.  Ne jemi optimist,   jemi në pritje të strategjisë së zgjerimit me 6 shkurt  jemi në pritje të presidentit Junker me 25 shkurt në Shkup në kuadër të turnit ballkanik” – tha zv.kryemninstri për eurointegrime, Bujar Osmani.

Zv kryeministri I Kosovës, ka takuar edhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi të ciln e ka përgëzuar për miratimin e ligjit për gjuhët. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)