Ekonomi

Forumi ekonomik botëror, “të fortët” e botës, mblidhen në Davos të Zvicrës

23.01.2018 17:05

Në Davos të Zvicrës është mbledhur elita politike dhe ekonomike e planetit, në forumin e 48 ekonomik botëror....

Me interes të vecantë pritet pjesmarrja në Forum e presidentit amerikan, pas një mungese 17 vjecare të SHBA-ve në, që nga koha e ish presidentit Klinton, në këtë event që përcakton ecurinë ekonomike globale.
 
Para fillimit të forumit Papa Francesku dhe agjencia ndërkombëtare Oxfam kanë paralajmëruar për thellimin dramatik të hendekut në shpërndarjen e pasurisë dhe bënë thirrje për kujdes më të madh për të varfërit. Drejtuesit e Forumit, presin supriza.
 
"Unë mendoj se duhet të kemi surpriza, dhe Davos është gjithmonë një vend ku  kërkojmë surpriza dhe shpresoj që kjo të kemi ndonjë surprizë pozitive", tha Klasu Shvab, themelues i forumit ekonomik botëror në Davos.
 
Pas një pauze  të gatë, në forum rikthehet edhe kryeministri I Maqedonisë. Me interes të vecantë pritet takimi mes kryeministrave Zaev  dhe Cipras, të cilët  pritet të diskutojnë reth pakos së kryenegociatorit Nimic. Ende nuk dihet se cilat janë emrat në tavolinë. Zv kryeministri Osmani thotë se gjërat do të qartësohen pas forumit në Davos.
 
“Pas takimit në Davos, të kryeministrave Zaev dhe Cipras, besoj që do ketë takim mes liderëve të partive politike ku do të merret një qëndrim sa I përket kësaj kornize”, tha Bujar Osmani, zv kryeministër.
 
Edhe pala greke pret që bisedimet në Davos do të tregojnë se në cilin drejtim po lëvizet dhe se nevojitet në mënyrë plotësuese të përpunohen çështje të caktuara që të flitet për afat konkret kohor për zgjidhje.
 
GAZMEND KURTISHI