Maqedoni

Kuvend: Ndryshime në ligjin për shpenzimet e udhëtimit

23.01.2018 17:22

Anëtarët e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale në Kuvend njëzëri votun për ndryshimet e Ligjit që ka të bëjë me pagat shpenzimet e udhëtimit...

Anëtarët e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale në Kuvend njëzëri votun për ndryshimet e Ligjit që ka të bëjë me pagat shpenzimet  e udhëtimit të deputetëve dhe personave të emëruar.
 
Ndryshimet parashikojnë uljen e shpenzimeve të udhëtimit për 33 përqind tha kreu i komisionit Jovan Mitrevski. Xhevat Ademi nga BDI ndryshimet i cilsoi gjysmake ndërsa  për Zendelin e Besës çështja nuk kërkon qasje emotive.
 
“Në ligj qëndron se deri në 20% pra jo 20% që do të thotë se kjo përqindje mund të zvogëlohet. Lëmë hapsirë që në nivel të deputetëve dhe grupeve të deputetëve që ta përcaktojmë shumën në krahasim me vende të tjera dhe shpenzimet reale”, shprehet Jovan Mitrevski nga LSDM.
 
 
“Ne me këtë zgjidhje e zvogëlojmë pjesën e cila eventualisht do t’i mbulonte shpenzimet. A është reale nuk është zgjidhje reale,nuk do t’i mbulojë shpenzimet reale të deputetëve. Por nëse nuk ka që të mbulohen një pjesë të shpenzimeve atëherë të mos i mbulojë fare. Në seancë plenare do të propozoj do të insistoj në heqjen e tyre”, theksoi Xhevat Ademi nga BDI.
 
“Ne si deputet nuk guxojmë të marrim vendime  dhe të ndryshojmë ligje nën presionin e opinionit sepse me këtë do ta vëjmë në pikpyetje funksionimin cilsorë të kuvendit. Duhet që me kujdes t’i qasemi kësaj çështje të ketë debat të bëhen analaza dhe dalim me zgjidhje”, shprehet Fadil Zendeli nga BESA. 
 
Ofrojmë një zgjidhje të përkohshme që nuk do ta zgjdhë problemin tha depueti Partisë Liberale Goran Milevski.
 
Sipas tij pas tre muajsh sërish do të shfaqet problem me shpenzimet e deputetëvce që jetojnë jashtë Shkupit.
 
Ndërkohë deputeti Samka Ibraimovski nga Partia për Emancipimin e Përgjithshm të Romëve kërkoi formimin e një grupi pune ku do të kyçeshin edhe ekspertë. 
 
NAIM RAMADANI