Maqedoni
Vazhdojnë përçarjet në lëvizjen BESA, Murtezani: Plaçkitën zyrën tonë në Shkup; Demiri: Dislokuam inventarin në zyrat e reja
23.01.2018 17:40
“Krahu i Shkupit” i Lëvizjes Besa , ka reaguar ndaj demolimit të zyrave të kësaj lëvizjeje në qendrën tregëtare Mavrovësja...

Sipas tyre, krahu që mbështet Bilall Kasamin, ka plaçkitur selinë qëndrore në Shkup, duke thyer madje edhe dyert.
“Për këtë plaçkitje ata dje u shpërblyen me kryesuesin e Këshillit Komunal të Çairit dhe me zyrat e reja në Çair. Sa për ta njoftuar opinionin komplet mobiljet e selisë Qëndrore të Lëvizjes Besa kanë qenë donacion i kryetarit të degës së Çairit të Lëvizjes Besa dhe shfrytëzojmë rastin të njoftojmë opinionin se kjo edhe më tej do të vazhdojë të mbetet selia e Lëvizjes Besa”, shprehet Оrhan Murtezani nga lëvizja BESA - krahu i Shkupit.
Por nga krahu tjetër I kësaj lëvizjeje thonë se vetëm ëhstë bërë zhvendosja e inventarit në zyrat e reja, pas skadimit të kontratës së qirasë në objektin paraprak.
“Akuzat janë të pakuptimta pasi është bërë vetëm transferimi I inventarit që është në pronësi të partisë e ato janë transferuar në lokalin e ri në Shkup”, theksoi Abdush Demiri nga lëvizja BESA - krahu i Tetovës.
Nga tetova u bëhet thirrje degës së shkëputur të Shkupit, që të lënë anash akuzat e pabaza dhe ti bashkangjiten procesit të zgjedhjeve të brendëshme në lëvozjen Besa dhe përgatitjeve për Kongresin e parë që do të mbahet më 24 shkurt.
BELINDA KOKA-ADEMI
