Maqedoni
Joveski: Politika të ndalë presionet ndaj prokurorisë
23.01.2018 18:09
Prokurori Publik Lubomir Joveski ka siguruar qytetarët se edhe për rastin tragjik, ku jetën e humbi katërvjeçari Almir Aliu...

Prokurori Publik Lubomir Joveski ka siguruar qytetarët se edhe për rastin tragjik, ku jetën e humbi katërvjeçari Almir Aliu, po veprohet në mënyrë profesionale dhe në bazë të ligjit. Por Jovevski porosit partitë politike të mos I bëjnë presion Prokurorisë Publike dhe ta lënë të qetë për të marrë vendime në mënyrë të pavarur.
“Partitë politike pavarësisht se janë në pushtet apo opozitë, pa dallim të përkatësisë etnike kanë premtuar se do ti heqin duart nga Prokuroria, do ta respektojnë pavarësinë e saj dhe se angazhohen për reforma në sistemin juridik.Për këtë arsye kërkoj edhe për rastin që kohëve të fundit është shumë prezent në opinion, të veprojnë në pajtim të deklarimeve të tyre. Ju bind se edhe për rastin tragjik, ku jetën e humbi katërvjeçari Almir Aliu, po veprohet në mënyrë profesionale dhe në bazë të ligjit”, thotë kryeprokurori publik.
Prokuror Publik i Republikës së Maqedonisë përkujton se parimet kryesore gjatë kryerjes së këtij funksioni të rëndësishëm do të jenë profesionalizmi dhe kthimi i besimit tek Prokuroria
BESIM ABDULAI
