Zyrtare: Luis Suarez në Barcelonë
Sulmuesi uruguaian ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me ekipin katalunas, pasi këta të fundit i kanë paguar Liverpoolit 72 milionë euro dëmshpërblim……….
Luis Suarez edhe zyrtarisht është futbollistë i Barcelonës. Sulmuesi uruguaian ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me ekipin katalunas, pasi këta të fundit i kanë paguar Liverpoolit 72 milionë euro dëmshpërblim, me çrast sulmuesi uruguaian ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me gjigantin katalunas.
Ish sulmuesi i AJAX-it, i cili sezonin e fundit realizoi 31 gola, i ka kushtuar Barcelonës 72 milion euro. Me këtë. Barcelona pritet ta bëjë një sulm të frikshëm, pasi pos Suarezit aty janë edhe dy yjet: Lionel Messi dhe Neymar.
Nga ana tjetër, edhe Klubi i Liverpoolit ka konfirmuar se Luis Suarez do të transferohet tek skuadra e Barcelonës, teksa ai e ka shkruajtur një letër për fansat e klubit. Pak para largimit, Luis Suarez ka pasur dëshirë që ta falenderojë klubin e Liverpoolit dhe fansat që e kanë mbështetur çdo sekond të jetës së tij.
"Unë po largohem me një zemër të thyer, mirëpo kam dëshirë që të kem një sfidë të re në Spanjë. Unë dhe familja ime kemi rënë në dashuri me këtë klub dhe qytetin. Mbi të gjitha unë kam rënë në dashuri me tifozët e pabesueshëm të Liverpoolit. Ju gjithmonë më keni mbështetur mua dhe familjen time, nuk do ta harroj kurrë. Shpresoj që ju të gjithë të më kuptoni se pse e morra këtë vendim. Ky klub ka bërë gjithçka për të më ndaluar mua që të qëndroj ende, por unë kam dëshirë që të jetoj në Spanjë, sepse familja e gruas sime jetojnë atje. Eshtë një ëndërr e kompletuar për mua, mendoj se ishte koha e duhur për tu larguar", ka deklaruar Suarez për ueb faqen zyrtare të Liverpoolit.
Sulmuesi Uruguajan do të udhëtojë në Barcelonë javën ardhshme për ti përfunduar testet mjekësore. Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare dhe do ta bartë numrin 9 në fanelë.