Filloi gjykimi për lëndën “TNT”, Gruevski dhe Janakieski në bankën e të akuzuarve

24.01.2018 10:18

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të fillojë gjykimi për rrënimin e kompleksit “Kosmos”....

Në Gjykatën Penale filloi seanca për rrënimin e objektit Kosmos. Mbrojta kërkoi që të mos ketë xhirime nga ana e mediave në seancë, kurse Gjykata e refuzoi dhe vendosi që t’u mundësohet xhirimi.

Seanca është xhiruar edhe vizualisht edhe zëri i të akuzuarve. Avokati, Dimitar Dangov, kërkoi që të mos shkruhet ajo që flitet në seancë, gjegjësisht të mos ketë regjistrim stenografik, sepse seanca po xhirohet.

Në këtë lëndë e cila po udhëhiqet nga gjykatësi, Ognen Stavrev, i akuzuari i parë është ish-kryeministri, Nikolla Gruevski. Përkrah tij të akuzuar janë edhe 6 persona: ish-ministri, Mile Janakieski, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, inspektorja ndërtimore në Gazi Babë dhe tre anëtarë të komisionit komunal për blerje.

Hetimet me emrin “TNT” u hapën në prill të vitit 2016, ndërsa në verën e vitit 2017 Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë.

PPS kërkoi paraburgim për Trajkovskin, por Gjykata e Apelit në vend të kësaj mase ia mori pasaportën dhe e detyroi që një herë në javë të paraqitet në gjykatë. Për këtë lëndë 26 “bomba” do të përdoren si dëshmi.