Negociatat për emrin në fokus të takimit Zaev-Cipras në Davos
24.01.2018 09:53
Çështjet lidhur me negociatat për emrin do të jenë në agjendën e sotme...

Çështjet lidhur me negociatat për emrin do të jenë në agjendën e sotme midis kryeministrit të Maqedonisë dhe atij të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras në takimin e tyre në Davos.
Ky do të jetë takimi i parë i drejtpërdrejtë midis kryeministrave të të dy vendeve, pas ndryshimit të pushtetit në Maqedoni dhe pas rinovimit të fundit të negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Deri më tani, janë zhvilluar dy raunde bisedimesh ndërmjet negociatorëve Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis, me ndërmjetësin Metju Nimic. Takimi është planifikuar për orën 13:00.
