Do të zhbllokohen komunat Butel, Çair, Gostivar, Tetovë dhe Tearcë
24.01.2018 10:05
Qeveria rekomandoi që të zhbllokohen komunat Butel, Çair, Tetovë, Gostivar dhe Tearcë....

Qeveria rekomandoi që të zhbllokohen komunat Butel, Çair, Tetovë, Gostivar dhe Tearcë.
Në seancën e djeshme Qeveria i rekomandoi Ministrisë së Financave, sektorit – thesari, të veprojë në pajtim me praktikën e mëparshme dhe rregulloret pozitive ligjore dhe të mundësojë raportimin e buxheteve të komunave Butel, Tetovë, Gostivar, Tearcë dhe Çair, të cilat për shkak të moszgjidhjes së kryetarëve të këshillave, nuk janë në gjendje të realizojnë obligimet e tyre financiare.
