Afganistan, sulmohet zyra e “Save the children”, 11 të vdekur

24.01.2018 10:56

Një sulm terrorist ka ndodhur në zyrat e organizatës bamirëse ndërkombëtare “Save the children” në Afganistan...

11 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga shpërthimi i një autobombe në zyrat e kësaj organizate, në Xhelalabad, në lindje të vendit. Dëshmitarët thanë se persona të armatosur sulmuan gjithashtu hyrjen e ndërtesës.

Asnjë grup nuk e ka marrë përsipër sulmin deri më tani, por në këtë zonë janë aktive grupet ekstremiste islamike, përgjegjëse për shumë sulme të përgjakshme vitet e fundit në të gjithë vendin.