Demarkacioni afër zgjidhjes, kryeministri malazez më 6 shkurt vjen në Kosovë
Marrëveshja e bllokuar e Demarkacionit me Malin e Zi, është thënë se do të zhbllokohet....

Marrëveshja e bllokuar e Demarkacionit me Malin e Zi, është thënë se do të zhbllokohet më së largu në muajin shkurt të këtij viti.
Për këtë, në vizitë po vjen kryeministri malazez Dushko Markovic, i cili do të qëndrojë në Kosovë më 6 shkurt, shkruan gazetametro.net.
Lajmi për ardhjen e Markovic’it në Kosovë ishte konfirmuar me vizitën e Bhgjet Pacollit në Malin e Zi para disa javësh, mirëpo kjo gjë u bë e ditur edhe sot nga kryeministria.
Kryeministrin malazez e ka ftuar homologu kosovar Ramush Haradinaj, i cili ishte i pari që e kundërshtoi marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe mysafirit që po pret.
Sidoqoftë, marrëveshja me Malin e Zi ka mbetur në Kuvend qe disa kohë dhe po pritet arritja e numrave të nevojshëm në Kuvend për ta kaluar.
Demarkacioni është vendosur si kusht për liberalizim të vizave, e të cilën gjë kanë kërkuar të ratifikohet edhe SHBA’ja e shtetet e BE’së.
