Botë

Tërmet i fuqishëm në Japoni, jepet alarmi për tsunami

24.01.2018 14:01

Një tërmet i fuqishëm ka rënë pak minuta më parë, duke lëkundur Japoninë...

Lëkundjet kanë qenë të gradës 6.4 të shkallës rihter.
 
Menjëherë është dhënë alarmi për tsunami. Alarmin e ka dhënë instituti gjeologjik i SHBA-së.
 
Për momentin nuk ka njoftime për dëme, ndërsa mësohet se tërmeti ka rënë 103 kilometra larg brigjeve japoneze në lindje të ishullit Honshu.