Maqedoni

Menduh Thaçi: Shqiptarët duhet të jenë vendimmarrës në RM

24.01.2018 13:56

Mungesa e udhërrëfyesve gjatë historisë për popujt e ndryshëm ka treguar se sjell përplasje kombëtare dhe ngatërresa mes njerëzve...

Kjo nuk duhet të jetë mungesë te shqiptarët e Maqedonisë, ka deklaruar kreu i PDSh-së, Menduh Thaçi, në 70 vjetorin e lindjes së kryetarit historik të kësaj partie, Arbër Xhaferit.
 
“Shqiptarët e Maqedonisë detyrimisht duhet të ngrihen në nivelin e kombeve të tjera europiane dhe t’i gëzojnë të gjitha të drejtat, si dhe të kenë një autonomi të vërtetë të vendimmarrjes institucionale.  Besoj se kjo do të jetë një mesazh që të eliminohen përplasjet dhe ngatërresat e panevojshme brenda organizimit politik të shqiptarëve dhe definitivisht qasja të jetë drejt platformës që na e ka lënë me shumë fat ky udhërrëfyes kombëtar, siç është z. Xhaferi”,- deklaroi kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.