Maqedoni

Gabimet në tekstet shkollore, MASh propozon ndryshime ligjore

24.01.2018 15:00

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka prezantuar në seancën e fundit qeveritare Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime rreth Ligjit për librat shkollore të arsimit fillor dhe të mesëm....

Me këtë  propozim-ligj mundësohet korrigjimi i shpejtë i gabimeve të identifikuara në librat shkollorë. Gjithashtu, në konkurset për librat shkollore, përveç autorëve vendorë, me këto ndryshime do të mundësohet që të marrin pjesë edhe botuesit që do të propozojnë libra shkollorë të përshtatur nga jashtë, nëse përmbushin kriteret e MASh-it.

Me propozimin e Ministrisë së Arsimit, Qeveria miratoi edhe informacionin për futjen e bursave të reja nga viti i parë i studimeve për studentët që do të jenë në stafin mësimor për arsimin fillor në vlerë prej 6000 denarësh.

Gjithashtu për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënësve në të ardhmen, Qeveria miratoi programet për standardet e nxënësve dhe të studentëve për vitin 2018, Programin për kërkime shkencore për këtë vit, si dhe Programin për rekonstruimin dhe ndërtimin e shkollave fillore dhe të mesme.