Botë

Libi, sulm terrorist pranë xhamisë, 27 të vdekur

24.01.2018 15:56

Një sulm i dyfishtë ka shkaktuar një masakër gjatë natës në qytetin e Bengazit, në lindje të Libisë, duke lënë 27 të vdekur dhe 32 të plagosur....

Mes viktimave ka edhe eksponentë të lartë të vendit. Sulmi është kryer me dy makina bombë, të cilat u shpërthyen në lagjen al-Salmani, ndërsa besimtarët po largoheshin nga xhamia në fund të lutjes së mbrëmjes.

Policia e zonës po heton për të gjetur autorin, i cili dyshohet se është terrorist i “Revolucionit Bengazi”, një koalicion militantësh islamikë. Në fillim, policia konfirmoi për 7 të vdekur dhe njëzet të plagosur, por bilanci u përkeqësua gradualisht ndërsa shumë nga të plagosurit vdiqën në spital.