Maqedoni
Anëtarësimi në BE, EVRITNIK: Vërehet optimizëm i shtuar i qytetarëve
24.01.2018 17:27
Qytetarët janë më shumë optimistë këtë vit se Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së, për dallim prej pesë viteve të kaluara....

Qytetarët janë më shumë optimistë këtë vit se Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së, për dallim prej pesë viteve të kaluara, te të cilët është vërejtur një dozë e lartë e pesimizmit për të njëjtën gjë, tregon anketa hulumtuese e “Qendrës për Strategji Evropiane” që e organizon hulumtimin për të katër vite me radhë.
“Mbështetja për të hyrë në BE është shumë e lartë, mund të themi më e lartë se shumë vende të cilat janë kandidatë për t’u bërë pjesë e BE-së. Kësaj radhe vërejmë rritje të optimizmit te qytetarët për dallim prej vitit të kaluar që më pak se 20% e njerëzve besonin se ky vend mund të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së, sivjet kjo shifër është rritur për 10%, pra rreth 30% e të anketuarve besojnë se Maqedonia mund të bëhet anëtare e BE-së”,- deklaroi Goran Llazarov nga “Qendra për Strategji Evropiane” – EVROTNIK.
Sipas këtij hulumtimi, optimizmi i qytetarëve rrjedh prej mesazheve me të njëjtën frymë nga Brukseli. Sipas “Qendra për Strategji Evropiane” - EVROTNIK, përfaqësuesit atje kanë ide për zgjerimin dhe inkuadrimin e vendeve ballkanike në BE, kurse Maqedonia duhet ta shfrytëzojë këtë situatë e të përshpejtohet procesi për t’u bërë pjesë e BE-së.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
