Maqedoni

"Polici e pajisur, qytetarë të sigurtë", Spasovski dhe Nuhiu në Jegunovcë. Spasovski: askush nuk është mbi ligjin, denonconi krimin

24.01.2018 17:57

Projekti i MPB-së "Polici e pajisur, qytetarë të sigurt", ka filluar të implementohet në të gjitha sektoret. Krerët e Ministrisë së Brendshme...

Projekti i MPB-së "Polici e pajisur, qytetarë të sigurt", ka filluar të implementohet në të gjitha sektoret. Krerët e Ministrisë së Brendshme qëndruan sot në Jegunovcë për të parë stacionin e ri policor. Ministri Spasovski premton rikonstruim edhe të stacioneve të tjera policore.
 
“Bëmë përpjekje që tërësisht ta pajisim këtë objekt dhe ta vendosim në funksion, që të kemi kushte më të mira për policinë. Sigurisht kjo të ndikojë në rritjen e sigurisë së qytetarëve. Këtë vit do të punojmë në rikonstruime dhe ndërtim të stacioneve të reja policore, kjo është prioriteti ynë”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
 
Spasovski ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të përmirësuar cilësinë në sektorët për punë të brendshme. Për të treguar se as punonjësit e ligjit nuk janë mbi ligjin, Spasovski zbardhi vendimin për dënimin e një të punësuari, që ka premtuar punësime në MPB dhe institucione tjera në këmbim të të hollave.
 
“Qasja jonë nuk është vetëm në mënyrë deklarative, por edhe në praktikë. Apelojmë deri tek qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë e të denoncojnë rastet e këtilla dhe ky rast në Tetovë duhet të jetë një mesazh për të gjithë qytetarët dhe funksionarët se një kriminalitetet i këtillë nuk do të tolerohet”,- tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
 
Spasovski ndërkohë ka premtuar se brenda disa ditëve do të sillet vendimi për emërtimin e kryeshefit të ri në SPB-në e Tetovës, e cila ka mbetur pa të parin e saj pas shkarkimit të kryeshefit të mëparshëm. Edhe pse konkursi është përmbyllur, megjithatë ende nuk është emërtuar kryeshefi i ri. 
 
VISARI SADIKI