LIGA EVROPA

Përfundon aventura e Shkendijës në Europa Ligë

11.07.2014 18:01

Perfundon aventura e Shkendijes se Tetoves ne Europa Lige. Molldavet arriten qe te permbysin epersine nga sfida e pare duke festuar 2 me 0......

Perfundon aventura ee Shkendise se Tetoves ne paraeliminatoret e Eupopa liges. Ekipi kuq e zi u mund me shifrat 2 me 0 ne token e Molladave te Zimbru, duke mos arritur qe ti beje balle kudershtarit edhe pse kishte fitore prej 2 me 1 ne takimin ne Shkup.

Vendasit  golin e pare e realizuan  qe ne minute e 6-te  me autore Amani  kurse  Pascenco në minutën e 87-te u dha fund shpresave te te taneve per nje kualifikim dhe histori te re per klubin .

Në fund të ndeshjes futbollisti Muhamed Useini ndëshkohet me kartonë të kuq si pasoj e kartonit të dytë të verdh.

Ishte kjo pjesëmarrja e tretë e Shkëndijës në kupat Evropiane dhe fatkeqësisht edhe dështimi i tretë, por do të mbahet mend vetëm fitorja e parë të cilën e shënoi para 10 ditëve në Shkup 2-1.