Maqedoni

“Sfida O2”, shtohet interesimi për zgjidhjen e ndotjes së ajrit

24.01.2018 18:15

Dhjetë kompani me nga 27 aplikantë kanë kaluar parakualifikimin në konkursin “Sfida О2”....

Dhjetë kompani me nga 27 aplikantë kanë kaluar parakualifikimin në konkursin “Sfida О2” për financim të projekteve që ofrojnë zgjidhje teknologjike për uljen e ndotjes së ajrit. Projektet financohen nga Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik. 
 
“Buxheti i aplikacioneve që ka arritur e ka tejkaluar shumën e fondeve të caktuara për 12, 5 herë. Dhe kjo është e rëndësishme për shkak se deri më tani Fondi kishte probleme me mospërdorimin e mjeteve, ndërkohë tani ka sfida për të gjetur më shumë mjete”,- deklaroi drejtori në FITR, Jovan Despotovski.
 
Nga Ministria e Mjedisit Jetësor thonë se ata do të përpiqen për të gjetur fonde për 18 projektet e mbetura cilësore që nuk janë futur në rrethin më të ngushtë për të fituar para për zbatimin e projekteve.
 
“Problemi me ndotjen mund të zgjidhet vetëm me ndihmën e të gjithëve, me ndihmën e organizatave joqeveritare dhe qytetarëve. Ministria mbetet e hapur, prandaj edhe i ftova të gjithë ata që nuk do të jenë në mesin e fituesve, të vijnë dhe të gjejnë një mënyrë se si ta vazhdojmë bashkëpunimin tonë”,- u shpreh zëvendësministri i Ambientit Jetësor, Jani Makraduli.
 
Idetë e prezantuara inovative ofrojnë zgjidhje të problemit me ndotjen e ajrit në hapësirat urbane, ndërsa në konkursin e nëntorit të vitit të kaluar Fondi për inovacione ka paraparë 6 milionë denarë.
 
GYLTENE SINANI