Maqedoni

Takimi Zaev – Cipras, Boshnjakovski: Takimi paraqet hap drejt zgjidhjes

24.01.2018 18:46

Takimi mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në Davos...

Takimi mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në Davos, konsiderohet si kyç për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrit, deklarojnë nga qeveria.
 
Kryeministri Zaev disa herë ka theksuar se është optimist që dy vendet do të arrijnë të gjejnë zgjidhje për kontestin, e cila do të jetë dinjitoze për të dyja palët, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
 
Ai tha se së shpejti pritet të mbahet takimi i gjerë mes përfaqësuesve të partive politike për të diskutuar çështjen e emrit.
 
“Vet takimi paraqet hap përpara drejt zgjidhjes. Qeveria veç më ka filluar procesin e analizës dhe koordinimit rreth kornizës më të re të ndërmjetësuesit, Methju Nimic. Presim të ndërtojmë konsensus të gjerë nacional. Kabineti i ministrit të jashtëm është në koordinim me kabinetin e Ivanovit për organizimin e takimit në fjalë, në të cilin do të marrin pjesë më shumë subjekte politike. Data akoma nuk është caktuar, por takimi do të ndodh së shpejti”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
 
Hapat e deritanishëm për zgjidhjen e kontestit të emrit çojnë në drejtim pozitiv, ndërkaq si Shkupi, ashtu edhe Athina, ka vullnet politik që kjo çështje të mbyllet, tha Boshnajkovski.
 
Në drejtim të zgjidhjes së kontestit të emrit, të shtunën presidenti mbledh në koordinim liderët e partive politike, ndërsa ndërmjetësi i OKB-së, Methju Nimic, javën e ardhshme do të vizitojë Shkupin.
 
Në raundin e fundit për emrin, të zhvilluar në Nju Jork, ndërmjetësuesi Nimic doli me kornizë të re, me sugjerime dhe propozime, të cilën qeveria e vendit akoma është duke e analizuar për të dalë me një qëndrim zyrtar.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU