Maqedoni

Parregullsi në “Sante Plus”, Inspektorati ia vë drynin spitalit

24.01.2018 19:03

Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor ka mbyllur Spitalin privat “Sante Plus”...

Sipas njoftimit të Inspektoratit, pas hetimit të jashtëzakonshëm janë konstatuar shkelje dhe parregullsi dhe është urdhëruar ndalimi i veprimtarisë deri në anashkalimin e parregullsive dhe shkeljeve të konstatuara. Vendimi i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor vjen pak ditë pas vdekjes së një 31 vjeçareje nga Kërçova gjatë lindjes cezariane.

Hetimi tregoi se anestezia e tepruar ka çuar deri në bllokimin e plotë të organeve të frymëmarrjes. “Sante Plus” mohoi që  pacientja ka vdekur në hapësirat e spitalit, por nga spitali shtetëror thonë se pacientja ka ardhur e vdekur nga spitali privat.