Maqedoni

Takimi Zaev-Cipras, deklarohen për tejkalimin e kontestit

24.01.2018 20:14

Maqedonia dhe Greqia janë në rrugë të drejtë për të arritur fqinjësi të mirë dhe këtë e duan popujt e të dyja vendev....

Maqedonia dhe Greqia janë në rrugë të drejtë për të arritur fqinjësi të mirë dhe këtë e duan popujt e të dyja vendeve ndërkaq politikanët kanë për detyrë të punojnë në tejkalimin e kontestit të emrit, deklaroi kryeminsitri Zaev pas takimit me homologun grek Ciras.
 
Nga Davosi Zaev ripërsëriti se Maqedonia nuk ka pretendime territoriale ndaj shtetit, dhe për të bindur këtë fakt, tha se do të ndryshohet emri aeroporit dhe autostradës, nga Aleksandri i Madh, ne Miqësia.
 
“Është koha që të gjendet zgjidhje për shkak se kjo është shumë me rëndësi për proceset tona euratlantike. Zgjidhja e fundit patjetër të jetë e pranuar për të dyja palët. Zgjidhja patjetër të jetë në mbrojtje të dinjitetit nacional  të popujve tanë. Që të tregojmë se jemi të përqëndruar në gjetjen e zgjidhjes, qeveria do të ndryshon emrit e aeroport dhe autostradës. Autostrada do të quhet “Miqësia”. Kjo flet për faktin se nuk kemi kurrfarë pretendime terriotriale ndaj fqiut”, tha Zaev.
 
Luftojmë të sjellim ato që i bashkojnë popujt gjithashtu  në të njejtën kohë mundohemi të gjejmë zgjidhje që i ndan ato, ka deklaruar kryminsitri grek Cipras. Ai ritheksoi vijën e kuqe se patjetër të gjendet zgjidhje erga omnes  në kohën që siç tha ai, negociatat janë kahfundi.
 
“Dua tu them se të dy duam ta zgjedhim kontestin me pragmatizëm dhe përgjegjësi. E them këtë se ne jo vetëm që duam ta zgjedhim çështjen e emrit por edhe duam ti vendosim raportet bilaterlae në formë të besimit të ndërsjellë, që d.m.th. ta luftojmë çdo lloj iredentizmi deri në fund që do të garantojë të mos mbetet asnjë vrimë që do krijojte sfida në të ardhmen. Duhet patjetër të gjejmë zgjidhje me qëllim që të mund të ecin proceset euroatlantike përpara. Pra në veçanti bëra të ditur se patjetër të gjejmë zgjidhje të përbashkët Erga Omnes, ndërkaq procesi i negociatave është kah fundi”, tha Cipras.
 
Cipras tha se në këtë kronizë janë  pajtuar t’i intensifikojnë negociatat nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, ndërkaq theksuan nevojën e ndërtimit të masave të besimit mes dy shteteve edhe në fushat tjera. Takimi Cipras Zev ishte i pari në nivel kryeminsitrash pas shtatë viteve. 
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU