Maqedoni
KE: Shpreh shqetësime për zhvillimet në Maqedoni
12.07.2014 17:23
Vëzhguesit e Këshillit të Evropës kanë shprehur shqetësime për zhvillimet e fundit të tensionuara në Maqedoni.
Vëzhguesit e Këshillit të Evropës kanë shprehur shqetësime për zhvillimet e fundit të tensionuara në Maqedoni. Krizë politike, tensione ndëretnike por edhe Mangësi në zgjedhjet e fundit. kështu kanë vlerësuar ata pas vizitës dyditore në takimet me pushtetin dhe opozitën.
Kryesuesi i këtij misioni të Këshillit të Evropës, Shtefan Shenah ka vlerësuar në intervistë për agjencinë APA, se Maqedonia është nën kërcënim për tu bërë shkas i ri për të shqetësuar Bashkimin Evropian. Sipas tij, situata në këtë vend është dramatike, që çon në rrezikimit të rrugës drejt BE-së.
“Është me rëndësi të qetësohen tensionet e tanishme etnike, të cilat edhe pse nuk janë të lidhur me procesin zgjedhor, seriozisht godasin kohezionin e shoqërisë që është thellë e polarizuar sipas linjës politike e etnike. Maqedonia me këtë situatë konfliktuoze mund të rrezikoj rrugën e saj drejt BE-së dhe të jetë pas Bosnjë – Hercegovinës. Situata plotësisht është e ndërlikuar, pas protestave të opozitës kundër qeverisë dhe konfliktit të ri ndëretnik me shqiptarët”, shprehet kryesuesi i Këshilli i Evropës, Shtefan Shenah.
Shenah paraprakisht në intervistën për Asoshieted Pres ka thënë se është në Shkup që të ndërmjetësojë rreth bojkotit të opozitës, duke aluduar në protestat e opozitës kundër Qeverisë dhe një konflikti të ri të mundshëm etnik me shqiptarët.
MEFAIL ISMAILI