Maqedoni

Raketa kurde drejt qyteti kufitar turk, 13 të plagosur

24.01.2018 20:45

Të paktën tetë persona u plagosën kur një raketë goditi një xhami në qytetin turk Kilis...

Të paktën tetë persona u plagosën kur një raketë goditi një xhami në qytetin turk Kilis, thonë zyrtarët lokalë. Raketa thuhet se u shkarkua nga rajoni verior i Sirisë rreth qytetit të Afrin.
 
"Një raketë nga Siria ka goditur Xhaminë Calik gjatë namazeve," tha Guvernatori Mehmet Tekinarslan.
 
Ai gjithashtu konfirmoi se sulmi shkaktoi lëndime te të paktën tetë vetë, ku dy prej tyre ishin në gjendje kritike, raporton Daily Hurriyet.
 
Sulmi u zhvillua rreth orës 6:10 me orën lokale (15:10 GMT). Raketat thuhet se u shkarkuan nga luftëtarët kurdë në afërsi të qytetit jugor sirian të Afrin.
 
Guvernatori gjithashtu i tha kanalit turk NTV se një raketë e dytë kishte goditur një ndërtesë banimi rreth 100 metra larg xhamisë.
 
"Të paktën pesë persona u plagosën në sulmin e dytë", shtoi ai./Ora News