Botë
Rama: Bashkë me Serbinë në BE, nëse e njeh Kosovën
24.01.2018 20:49
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha në Davos se shpreson që edhe pse Serbia është përpara Shqipërisë...

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha në Davos se shpreson që edhe pse Serbia është përpara Shqipërisë në procesin e pranimit në BE, dy vendet mund të hyjnë së bashku në Union. Ai tha se kjo mund të ndodhë nën supozimin se Serbia e njeh Kosovën.
“Është një proces i bazuar në performancën. Serbia është përpara, pasi është duke negociuar dhe ne shpresojmë se do të fillojmë negociatat këtë vit. Por kjo është një konkurrencë e shëndoshë dhe do të donim të përparojmë më shpejt dhe pse jo, në të ardhmen do të jemi në të njëjtën pozitë dhe të hyjmë së bashku në BE, nën supozimin që Serbia të njohë Kosovën”, u tha Rama gazetarëve në Forumin Ekonomik Botëror.
Kryeministri shqiptar tha se Gjykata Speciale për Kosovën nuk është në rrezik.
“Mendoj se ky është një proces i pakthyeshëm. Ideja e gjykatës nuk është në rrezik. Ka një debat në lidhje me përmirësimin dhe ky është një debat i mirë”, ka thënë Rama.
