Tragjedi në Tetovë, nëna dhe 4 fëmijët vdesin nga zjarri në shtëpi
Nga zjarri që përfshiu shtëpinë e Sulejman Zulbeharit në Tetovë...

Nga zjarri që përfshiu shtëpinë e Sulejman Zulbeharit në Tetovë, kanë mbetur të vdekur nëna dhe katër fëmijë të saj.
Kjo thuhet edhe nga dëshmitarë okularë që kanë ndjekur momentin e shpëtimit, por edhe nga ekipet e zjarrfikësve që janë në kërkim të trupave.
Nëna Fatimja 39 vjeç si dhe tre djemtë dhe vajza e saj njoftohet se kanë mbetur të vdekur. Fëmijët janë të moshës 4 dhe 13 vjeçare.
Fillimisht është përfshirë kati i dytë i shtëpisë së vjetër, tregon pronari i cili gjatë zjarrit ka qenë duke fjetur në katin e parë të shtëpisë.
Pas intervenimit të zjarrfikësve, zjarri plotësisht është lokalizuar, ndërkaq prokurori publik dhe ekipi i policisë vazhdojnë të kryejnë ekspertizë. Nga policia thonë se po punohet në zbardhjen e shkaqeve zjarrit.
