Treshja evropiane vjen në Shkup, Vajgëll: Në shkurt datë të re për takimin Zhan Mone
25.01.2018 09:49
Eurodeputeti dhe raportues për Maqedoninë, Ivo Vajgëll së bashku me kolegët e tij...

Eurodeputeti dhe raportues për Maqedoninë, Ivo Vajgëll së bashku me kolegët e tij Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn në fund të shkurtit do të vizitojnë Maqedoninë në mënyrë që të bien dakord për një datë të re për takimet në kuadër të procesit Zhan Mone.
Vajgl thekson se oferta e tyre dhe e Parlamentit Evropian për Parlamentin maqedonas për të organizuar bisedime në formatin “Zhan Mone” është ende aktuale dhe se takimi i paralajmëruar për në muajin janar nuk është realizuar sepse deputetët nuk morën konfirmim përfundimtar nga VMRO DPMNE.
