Numri i të vrarëve në Gaza rritet në mbi 120
Tre palestinezë u vranë sot në mëngjes në një sulm të ri izraelit në qytetin e Gazës...
Tre palestinezë u vranë sot në mëngjes në një sulm të ri izraelit në qytetin e Gazës, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Kudra për Anadolu Agency.
Tre viktimat e fundit kanë sjellë në 121 numrin e përgjithshëm të palestinezëve të vrarë nga agresioni izraelit, shumica civilë.
Më shumë se 904 palestinezë janë plagosur në sulmet ajrore. Izraeli ka nisur një ofensivë ushtarake - të quajtur "Operacioni mbrojtëse" - me qëllimin për të shkatërruar qeverinë e Hamasit. Okupuesit izraelit po sulmojnë në mënyrë ajrore, ndërsa trupat tokesore mbeten në kufijtë me Rripin e Gazës përpara një sulmi të mundshëm në terren.
Ndërkohë rezistenca palestineze ka vazhduar të hedhë raketa në territoret e okupuara nga Izraeli, në përgjigje të sulmeve ajrore të rrepta. Ata kanë gjuajtur më shumë se 600 raketa që nga e hëna, ndërsa okupuesit izraelit më shumë se 12000 të tilla.