Han: Takimi Zaev-Cipras tregon guxim dhe vizion
25.01.2018 10:49
Euro komisari Johanes han ka përshëndetur takimin e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev....

Euro komisari Johanes han ka përshëndetur takimin e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe atij të Greqisë, Aleksis Cipras, në Davos të Zvicrës.
Hahn thotë se zgjidhja e kësaj çështje që ka zgjatur me vite do të jetë diçka pozitive për të dy vendet, rajonin dhe tërë Evropën.
“Ky takim mes Ciprasit dhe Zaevit është lajm shumë i mirë. Tregon guxim, vizion dhe burrështetësi. Zgjidhja e kësaj çështje që ka zgjatur me vite do të jetë mirë për të dy vendet, rajonin dhe Evropën”, ka shkruar Han në profilin e tij në Tuiter.
