Aksident hekurudhor në Milano, 3 të vdekur, mbi 100 të plagosur

25.01.2018 11:28

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali....

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali.

Një tren rajonal pasegjerësh që udhëtonte nga qyteti i Kremonës drejt Milanos ka dalë nga shinat në zonën mes stacioneve Segrate e Piotello. Ngjarja ka ndodhur rreth orë 7 të mëngjesit të sotëm Për momentin policia italiane ka vërtetuar 3 viktima, dhjetë persona të plagosur rëndë e dhjetra të tjera me plagë më të lehta.

Mjaft pasegjerë kanë mbetur ende të bllokuar në vagonat e këtij treni e mendohet se bilanci i plagosurve të rritet.

Trupat e zjarrfikësve, ndihma e shpjetë, policia e autoritetet lokale janë në vendngjarje. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.