Botë

Në një shpërthim në Stamboll, lëndohen së paku 3 persona

12.07.2014 17:30

Të paktën tre persona janë lënduar në shpërthimin që ndodhi në afërsi të stacionit të tramvajëve në Stamboll...

Të paktën tre persona janë lënduar në shpërthimin që ndodhi në afërsi të stacionit të tramvajëve në Stamboll.

Televizioni Si-En-En Turk njoftoi se shpërthimi ka ndodhur në një punëtori zejtarësh e cila ndodhej në ndërtesën pesëkatëshe në qarkun Zejtinburne, dhe se arsye e mundshme është derdhja e gazit. 

Në xhirimet televizive është shfaqur tym i cili del nga ndërtesa ku ka ndodhur shpërthimi, ndërsa në vend menjëherë kanë mbërritur ekipe për shuarje të zjarrit dhe ndihmës urgjente.

Dje në një shpërthim për shkak të rrjedhjes së gazit në qytetin jugperëndimor Denizli, e ka humbur jetën një person ndërsa 36 janë lënduar.