Botë
Makina e policisë bie në det gjatë patrullimit
25.01.2018 15:14
Një makinë policie ka rënë në det gjatë patrullimit në Turqi, duke shkaktuar mbytjen e një polici, baba i dy fëmijëve....

Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Ordu, kur makina e policëve civilë po patrullonte brenda portit. Sipas medias, shoferi humbi kontrollin e mjetit, por shkaku i aksidentit nuk është zbardhur ende. Njëri prej dy policëve arriti të dalë vetë nga deti, ndërsa tjetri humbi në ujë.
Polumbarët që mbërritën në vendin e ngjarjes arritën ta gjejnë policin e zhdukur pas disa orësh kërkim. Drejtori i Policisë në Ordu, Etem Ozturk, tha se “trupi i policit Umit Imdat, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, u nxor nga deti rreth orës 07:00 të mëngjesit. Trupi i tij u gjet rreth 35 metra larg bregut”./tvklan
