Maqedoni
USAID - diskutim mbi temën “Praktika: nevojat, përvoja dhe sugjerimet”
25.01.2018 17:15
Çështjet prioritare dhe problemet për ndryshimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës dhe diskutimi mbi praktikën...

Çështjet prioritare dhe problemet për ndryshimin e Ligjit për marrëdhëniet e punës dhe diskutimi mbi praktikën: Nevojat, përvojat dhe sugjerimet, ishin temat e sesionit të sotëm informativ të projektit të USAID-it “Partneriteti për rregullim më të mirë të biznesit”. Me këtë rast u inkurajuan kompanitë të angazhohen në zhvillimet që do të pasojnë në muajt e ardhshëm dhe së bashku me ekspertët dhe organet kompetente të detektohen pengesat që e vështirësojnë implementimin praktik të ligjeve, pas çka do të prezantohen masa konkrete deri te institucionet, me qëllim që të rregullohen sfera të rëndësishme ekonomike.
“Në periudhën e kaluar, ne jemi fokusuar në mënyrë aktive në një sërë aktivitetesh që kanë për qëllim përmirësimin e pajtueshmërisë ligjore të kompanive, si dhe përmirësimin e mekanizmave për dialog midis sektorit të biznesit dhe institucioneve qeveritare”,- deklaroi Tamara Todorovska nga “Epiqendra Internacional”.
Odat ekonomike në Maqedoni tregojnë se një nga problemet me të cilat përballen është pikërisht mungesa e një stazhi të veçantë të ligjit dhe se si ajo është duke rregulluar praktikën në vend.
“Kompanitë në vendin tonë, posaçërisht ato mikro dhe të vogla, për shkak të resurseve të kufizuara, nuk mund t’i ndjekin ndryshimet e shpeshta ligjore. Kjo është arsyeja pse ata kanë nevojë për arsimim, trajnimin për zbatimin praktik të ligjeve dhe më e rëndësishmja konsultim gjatë përpilimit të ligjeve të reja apo ndryshimit të atyre ekzistuese”,- u shpreh drejtori i Odave Ekonomike të Maqedonisë, Aleksadar Zarkov.
Në këtë diskutim u bë e ditur se veç më është formuar një grup i kryesuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, që po punon në përgatitjen e një versioni pune të Ligjit të praktikës.
GYLTENE SINANI
