Maqedoni

Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuele, nxënësit në të ardhmen do të mësojnë mbi mediat

25.01.2018 17:47

Nxënësit e shkollave fillore në të ardhmen do të edukohen mbi mediumet nëpërmjet DVD-ve...

Materialet do t’i përdorin mësimdhënësit në përpunimin e temave që lidhen me mediat dhe qëllimi i tyre është t’i mësojnë nxënësit se si të perceptojnë informacionet, se si ta përcaktojnë prejardhjen e informacionit dhe për të ndërtuar një qasje kritike ndaj përmbajtjes së medias. Projekti do të fillojë në muajin mars dhe i njëjti do të jetë në shtatë gjuhë, në mesin e të cilave edhe në gjuhën shqipe.
 
"Rëndësia e këtij projekti është e dyfishtë, nga njëra anë. Mësimdhënësit marrin materiale të veçanta, të shkruara dhe video, që mund t’i frymëzojnë dhe të cilat mund t’i përdorin si mjete ndihmëse mësimore, me çka edukimi mediatik futet në shkollat fillore, ndërsa në anën tjetër rritet bashkëpunimi në rrjet dhe jashtë tij, kjo funksionon ngadalë por sigurt”,- deklaroi Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuele, Zoran Trajçevski.
 
Ky është projekti i parë për shkollat fillore në vend në kuadër të përpjekjeve për nxitjen e zhvillimit të leximit medial, i përgatitur nga Agjencia për shërbime audio dhe audio-vizuele, i financuar nga kjo Agjenci dhe është mbështetur nga Byroja për zhvillimin e arsimit dhe Ministria e Arsimit, të cilat në të ardhmen do të kryejnë shpërndarjen e DVD-ve në të gjitha shkollat fillore në vend. 
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU