Maqedoni

Ministri Jolevski e përfundoi vizitën punuese në SHBA

12.07.2014 18:31

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski në SHBA, me debat të frytshëm në Këshillin atlantik përfundoi vizitën punuese...

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski në SHBA, me debat të frytshëm në Këshillin atlantik përfundoi vizitën punuese. Në debatin ku morën pjesë ish funksionarë në administratën e SHBA-së dhe përfaqësues të "tink-tenk" bashkësisë, janë këmbyer ide dhe mendime për hapat e ardhshme strategjike që duhet t'i ndërmerr Republika e Maqedonisë në pikëpamje të reformave në mbrojtje dhe rrugën për anëtarësim në Aleancë.  

Me këtë rast, ministri Jolevski e transmetoi porosinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe vendossmërisë së tyre që të jenë pjesë e ombrellës së sigurisë, me ç'rast theksoi se vendi i ynë i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO.

Njëheri shtoi se rruga e jonë nuk përfundon këtu, por se do të vazhdojë me procesin e reformave me qëllim të integrimit në NATO dhe Baskimin Evropian. Gjatë ditës së djeshme, ministri Jolevski u takua edhe me kongresmenin Hauard Bak MekKeon, kryetar i Komitetit për mbrojtje në Kongresin e SHBA-së.

Në këtë takim ata këmbyen mendime për ardhmërinë e NATO-s, ndërsa biseduan edhe në temën zgjerimi i Aleancës. Që në fillim, kongresmeni MekKeon dërgoi falënderim për kontributin në misionin ISAF në Afganistan dhe theksoi se Armata e Republikës së Maqedonisë është partner i shkëlqyeshëm në misionin.

Kogresmeni MekKeon tha se në të mund të llogaritet në përkrahës të sinqertë në proceset integruese për hyrje në Aleancë.