Dita e Kujtesës, asnjë hebre nuk u dorëzua nga shqiptarët
Shqiptarët kanë një raport të veçantë me tragjedinë e Holokaustit....

Shqiptarët kanë një raport të veçantë me tragjedinë e Holokaustit. Ata në periudhën më të egër të persekutimit hapën dyert për hebrenjtë dhe nuk dorëzuan asnjë prej tyre në duart e nazistëve.
Me urdhër të veçantë të Mbretit Zog, hebrenjve iu dhanë me urgjencë pasaporta shqiptare. Familjet shqiptare hapën dyert për ta, iu ndryshuam emrat dhe i mbrojtën deri në fund.
Për të përkujtuar pikërisht këto fakte, Sekretariati për Çështje Evropiane në bashkëpunim me ITShKSh-në dhe Asociacionin qytetar “Acta Non Verba” organizojnë sot një akademi përkujtimore në orën 14:00.
Në kuadër të ngjarjes do të promovohet libri tregjuhësor i autores hebreje, Mimi Kamhi Ergas – Faraxhi, “Jeta ime nën pushtimin nazist”, ku do të marrë pjesë si mysafire e veçantë vajza e saj Ita (Drita) Bartuv, e mbijetuara e Holokaustit.
