Dita e Kujtesës, përkujtime në nderim të viktimave të Holokaustit

26.01.2018 10:53

Dita e kujtesës është ditë që shënohet në kujtim të holokaustit ndaj popullit hebre.....

Dita e Kujtesës është ditë që shënohet në kujtim të Holokaustit ndaj popullit hebre dhe kundër ligjit racial që i persekutonte hebrenjtë.

Kjo ditë është ditë  përkujtimi e 27 janarit 1945, kur ushtria sovjetike hyri në kampin e përqendrimit në Auschvitz, duke zbuluar një terror të vërtetë.

Kjo ditë përkujton miliona viktima të gjenocidit gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur rreth gjashtë milionë njerëz u vranë në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e hebrenjve. Në dhomat e gazit në Auschvitz u vranë më shumë se një milion njerëz.

Viktimat ishin kryesisht hebrenj, rusë, polakë dhe romë. Në vitin 2005, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin si ‪Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave ‪të Holokaustit.

Edhe Maqedonia i bashkëngjitet shënimeve të kësaj dite. Tashmë janë mbajtur prej mbrëmë manifestimet e para në Shkup. Ministria e Jashtme sot ka hapur një ekspozitë përkujtimi.