Konkurs Publik për zgjedhjen e Drejtorit të RTM-së

26.01.2018 14:01

Sipas nenit 130, alinea 7, të Ligjit për Shërbime Audio dhe Audiovizuele, ( Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 184/13;13/14;44/14,101/14;132/14 DHE 132/17) dhe nenit 61 të Statutit të n.p. Radio Televizioni i Maqedonisë, Këshilli Programor i RTM-së, në seancën e 51-të, të mbajtur në datë 25.01.2018, solli

VENDIM

Për shpalljen e Konkursit Publik, për zgjedhjen e Drejtorit të RTM-së dhe zëvëndësit të drejtorit të RTM-së

1.       Shpallet konkurs për zgjedhjen e Drejtorit të RTM-së dhe zëvëndësit të drejtorit të RTM-së, sipas kushteve dhe procedurës së paraparë në Ligjin për Shërbime Audio dhe Audiovizuele dhe Statutit të RTM-së

 

2.       Drejtori i RTM-së dhe zëvëndësi i drejtorit të RTM-së, zgjidhen për një periudhë tre (3) vjeçare, me mundësi të rizgjedhjes.

 

3.       Kandidatët të cilët do të paraqiten në Konkurs, duhet të përmbushin kushtet e mëposhtme:

 

-Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;

-Të kenë të kryer arsimin  sipëror;

-Të dorëzojnë Program për punën në RTM, për periudhën tre (3) vjeçare;

-Të kenë pesë (5) vjet përvojë pune në sferën e komunikologjisë, gazetarisë, komunikimeve elektronike, informatikës, kulturës, ekonomisë ose drejtësisë.

 

4.       Kandidatët që do të paraqiten në Konkursin publik, bashkë me fletëparaqitjen duhet të dorëzojnë edhe:

-Vërtetimin e nënshtetësisë;

- Program për punën në RTM, për periudhën tre (3) vjeçare;

-Diplomën për arsimin e kryer sipëror;

-Biografi të shkurtër;

-Vërtetim për pesë (5) vjet përvojë pune në sferën e komunikologjisë, gazetarisë, komunikimeve elektronike, informatikës, kulturës, ekonomisë ose drejtësisë.

 

5.       Kandidatët që do të paraqiten në konkursin publik, në një zarf të mbyllur duhet  të dorëzojnë  fletëparaqitjen dhe  dokumentet adekuate, me të cilat vërtetohet se i përmbushin kushtet e kërkuara , ndërsa në një zarf tjetër të mbyllur , dorëzojnë programin e punës për periudhën tre (3) vjeçare, të nënshkruar me shifër, deshifrimi i së cilës, duhet të gjendet në zarfin e parë.

Fletëparaqitja dhe programi i punës, dorëzohen brenda një zarfi në format A3, me mbishkrimin:

“Për konkursin për zgjedhjen e drejtorit të RTM-së”, gjegjësisht,  “ Për konkursin për zgjedhjen e zëvëndësit të drejtorit të RTM-së”.

6.       Konkursi shpallet në programet e RTM-së dhe në web faqen zyrtare të RTM-së dhe në të paktën dy gazeta ditore në RM, ndër të cilat, një në gjuhën maqedonase dhe një në gjuhën të cilën e flasin më së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, e që është e ndryshme nga maqedonishtja.

 

7.       Konkursi zgjat 15 ditë nga dita e shpalljen në gazetat ditore.

 

Fletëparaqitja me dokumentet e nevojshme, dorëzohet në afat prej 15 ditësh nga dita e shpalljes së konkursit, në një zarf të mbyllur me mbishkrimin:

“Për konkursin për zgjedhjen e drejtorit të RTM-së”, gjegjësisht “ Për konkursin për zgjedhjen e zëvëndësit të drejtorit të RTM-së”,

Në adresën e mëposhtme

N.P. Radio Televizioni i Maqedonisë, bul. Goce Dellçev nr.18 - Shkup

Për informata plotësuese, kandidatët e interesuar mund të paraqiten në tel.070/885-555

KËSHILLI PROGRAMOR I RTM-SË