Maqedoni
Takimi Zaev – Cipras, KE: Raportet me fqinjët, esenciale për integrimin
26.01.2018 17:10
Bashkimi Europian ka përshëndetur takimin e kryeministrave, Zaev dhe Cipras, në Davos...

Bashkimi Europian ka përshëndetur takimin e kryeministrave, Zaev dhe Cipras, në Davos, duke e cilësuar si hap të rëndësishëm për të gjetur zgjidhje në kontestin me emrin. Fqinjësia e mirë gjithashtu i kontribuon rrugës për eurointegrime dhe paraqet një nga politikat e rëndësishme të BE-së, ka deklaruar zëdhënësi i KE-së, Alesandar Winterstien.
“Mendimi ynë është se mbajtja e fqinjësisë së mirë, përfshirë edhe bisedimet për emrin për zgjidhje të pranuar nga të dyja palët nën kornizën e Kombeve të Bashkuara, mbetet esenciale. Kuptohet, përshëndesim hapat e ndërmarra nga të dyja palët për të vazhduar negociatat”,- deklaroi zëdhënësi i Komisionit Europian, Aleksandar Winterstein.
I pyetur të komentojë qëndrimin e partisë opozitare greke, Demokracia e Re, se dritarja për zgjidhjen e kontestin për emri është e mbyllur, Winterstein tha se BE nuk e merr rolin e Kombeve të Bashkuara në këtë rast, sepse bisedimet zhvillohen atje, ndërkaq për BE-në është me rëndësi përmirësimi i raporteve ndërshtetërore mes Maqedonisë dhe Greqisë.
“Nuk është e imja të spekuloj për mundësinë apo dritaren, për zgjidhjen e emrit, por për ne këto relacione të mira mes fqinjëve janë esenciale dhe ne i përshëndesim hapat në këtë drejtim, ndërkaq bisedimet zhvillohen nën kornizën e Kombeve të Bashkuara dhe përgjigjja merret prej atje”,- tha zëdhënësi i Komisionit Europian, Aleksandar Winterstein.
Në drejtim të zgjidhjes së emrit, mediatori Nimic gjatë javës së ardhshme do të qëndrojë në Athinë dhe Shkup për të diskutuar idetë, mendimet dhe sugjerimet mbi kornizën e dorëzuar për emrin nga takimi paraprak më 17 janar në Nju Jork.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
