Ekonomi
Mbështetje për bizneset, ndihmë fillestare për kompanitë start –up
26.01.2018 17:30
Studentët më lehtë do të mund t’i realizojnë idetë e tyre për biznes përmes “Ceed Hub”, zyrë që shërben si mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme...

Kjo u tha gjatë hapjes së kësaj zyre në Fakultetin e inxhinierisë mekanike. Autoritetet dakordohen se kompanive të reja u duhet ndihmë financiare.
“Me investim prej 5 deri më 10 mijë dollarë mund t’i ndihmohet kompanive start-ap ta bëjnë prototipin, t’i dizajnojnë prodhimet dhe shërbimet, ta hulumtojnë tregun që të mundet më pas në disa instanca të ardhshme të kenë mundësi që të jenë më të suksesshëm”,- deklaroi drejtori i “Ceed Hub” – Shkup, Gjorgji Koshevski.
“Ne do të ndihmojmë edhe me mjete konkrete në ndërmarrjet dhe start up-et me blerje të pajisjes, kështu që secila ndërmarrje e vogël dhe e madhe do të mund të konkurrojë për programin, i cili do të jetë i mbështetur me 30% investim të kthyeshëm të mjeteve themelore të veprimtarisë”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
“Ceed Hub” është projekt i financuar nga USAID-i në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës, i cili ka për qëllim mbështetjen e sipërmarrësve të rinj.
“Deri tani më shumë se 50 sipërmarrës potencialë kanë qenë shfrytëzues të programeve të Hub-it. 11 nga këta sipërmarrës veç më kanë marrë investim prej projektit në vlerë prej 66 mijë dollarëve”,- u shpreh drejtori i USIAD – Maqedoni, David Ataberi.
Përveç hapjes së kësaj zyre në fakultetin makinerik në Shkup, e njëjta do të hapet edhe në fakultetin ekonomik, theksuan të pranishmit.
BELINDA KOKA-ADEMI
