Maqedoni

Dhuna në Kuvend, Durllovski lëshohet në burg shtëpiak

26.01.2018 18:03

Gjykata Themelore Shkupi 1 vendosi që deputetes, Zhaklina Peshevska, t’ia zëvendësojë masën e burgimit shtëpiak me masën e përkujdesit...

Igor Durllovskit - një ndër iniciatorët e protestave për “Maqedoni të përbashkët” dhe Elena Docevska Bozhnovskës - e punësuare në kuvend, masa e paraburgimit u zëvendësohet me arrest shtëpiak. Këshilli Penal në Gjykatën Penale Shkupi 1 veproi pas kërkesës së prokurorisë edhe për 21 të akuzuarit e tjerë për dhunën e 27 prillit në Kuvend, të cilëve ua vazhdoi masën e paraburgimit edhe për 30 ditë.

I njëjti vendim vlen edhe për personat e tjerë që aktualisht gjenden në burgim shtëpiak. Mes të dyshuarve që gjenden në burgim shtëpiak janë edhe deputetët e VMRO-së dhe liderët e protestës për “Maqedoni të përbashkët”.