Maqedoni

Bie mbështetja e maqedonasve për antarësim në BE

12.07.2014 18:42

Mbështetja e qytetarëve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE bie...

Mbështetja e qytetarëve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE  bie. Përderisa dikur mbështjeja ishte e madhe sot  ajo shënon rënie për 26 %.  Kështu vlerëson euro-barometri dhe anketa e Qendrës Maqedonase për Trajnim Evropian.  

Lupço Petkovski nga kjo qendër, vlerëson se 60 % e qytetarëve mbështesin anëtarësimin, por kjo shifër, ndahet në baza etnike dhe atë me dallime të theksuara. Tek shqiptarët  91 % e vlerësojnë se anëtarësimi do të ishte në të mirë të vendit, ndërsa përqindja më e vogël e mbështetësve të anëtarësimit arrin tek ata që janë të afërt me VMRO DPMNE-në, më saktësisht 53 %.

Përveç ndarjes etnike, mes shqiptarëve dhe maqedonasve ekziston edhe ndarje politike brenda vet maqedonasve vlerësojnë nga Qendra Maqedonase për Trajnim Evropian.  

Lidhur me dilemën se a është Bashkimi Evropian alternativë për Maqedoninë apo jo, 75 për qind e shqiptarëve e shohin Bashkimin Evropian si të vetmen alternativë për Maqedoninë, ndërkohë që nga pala maqedonase, vetëm 33 % e tyre japin vlerësim pozitiv.

Nga qendra po ashtu vlerësojnë se arsyeja e ngecjes së Maqedonisë nuk është çështja e emrit, por ajo është thjesht një arsye klishe që mbulon arsyet e tjera, pasi ngec në mënyrën se si na është paraqitur neve në publik.  

Ata theksojnë se, vendi ka ngecur deri në atë pikë që çështja e emrit të përdoret për arsyetimin e gjithçkaje, në mos aktivitetin tonë dhe mos gatishmërinë tonë për të hedhur hapa më të sigurt drejt reformave por edhe të tjera. Analiza vlerëson se raportet negative që i kanë ardhur Maqedonisë deri tani, kryeministri i ka propaganduar si presion për të zgjidhur çështjen emrit.

RINA TURKESHI-SAHITI