Zaevi takoi eurokomisionerin Hahn. Zaevi: Pritje reale se 2018 mund të jetë vit historik
Kryeministri Zaev e ka takuar komisarin evropian për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, në Forumin Ekonomik Botëror...

Zaevi ka theksuar se takimi është i rëndësishëm edhe për inkurajim të implementimit të reformave të qëndrueshme të filluara në Maqedoni dhe se e konfirmon vullnetin politik të Qeverisë t’i mbyllë çështjet e hapura për një kohë të gjatë me vendet fqinje, ta nxisë dinamikën rajonale dhe të jetë partner i besueshëm i miqve të tyre ndërkombëtarë paralelisht me realizimet e përditshme edhe në skenën e përgjithshme. Takimi me kryeministrin Cipras ka rëndësi të madhe edhe për përparimin e proceseve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe i bën shumë më reale pritjet se viti 2018 mund të jetë vit historik për Maqedoninë, rajonin dhe për BE-në”,- ka deklaruar Zaevi pas takimit.
Komisari Evropian ia transmetoi Zaevit edhe qëndrimin e tij se takimi mes dy kryeministrave është shumë lajm i mirë, i cili tregon guxim, vizion dhe aftësi politike, dhe se zgjidhja e kontestit shumëvjeçar do të jetë një gjë e mirë për të dy vendet, rajonin dhe Evropën.
