Maqedoni
Rritet çmimi i ujit në Shkup, Shilegov: shtesa shkon për stacionet e filtrimit
26.01.2018 18:40
Nga marsi, qytetarët e Shkupit do të paguajnë fatura më të larta për ujin e pijshëm, apo 1.32 denarë më shumë se aktualisht për metër kub...

Por, kreu i Shkupit, Shilegov, thotë se nuk bëhet fjalë për tarifë shumë më të lartë dhe 22 denarët shtesë në faturat e ardhshme do të përdoren për ambient më të pastër dhe për mirëmbajtjen e dy stacioneve filtruese për ujërat e zeza në lumenjtë Treska dhe Lepenec, gjë që deri më tani ka qenë obligim i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Presim që çmimi të jetë mesatar. Nga 500 denarë që i paguanin qytetarët, në të ardhmen do të duhet të paguajnë 522 denarë dhe këtë e bëjmë me qëllim që mos t’i ngarkojmë qytetarët dhe në të njëjtën kohë ta respektojmë vendimin e Komisionit rregullator. Paratë shtesë shkojnë në mirëmbajtjen e dy stacioneve filtruese të cilat deri tani nuk i kishim si detyrim. Ata për Ndërmarrjen publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” do të bëjnë harxhime në masë prej 100 milionë denarë në nivel vjetor”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
