Maqedoni

Parisi mbulohet nga uji, autoritetet fillojnë evakuimet

26.01.2018 19:28

400 persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre në rajonin e Parisit si një masë paraprake, pasi niveli i lumenjve në të gjithë Francën vazhdon të rritet...

Autoritetet e Parisit kanë mbyllur disa rrugë, tunele, parqe dhe katin e poshtëm të Muzeut të Louvrit, për shkak të rritjes së nivelit të lumit Sena. Trembëdhjetë departamente janë vënë në gatishmëri në të gjithë vendin për të vepruar në rast përmbytjeje eventuale, pasi reshjet e mëdha përfshinë shumë rajone.
 
Shtatë departamente të tjera në Francën qendrore janë vënë në gatishmëri për dëborën dhe akullin. Përveç Parisit, ku lumi Sena pritet të rritet deri të shtunën, rajonet e tjera të kërcënuara janë në veri dhe në lindje të vendit.
 
Lumi Sena arriti në 5,53  metra, në urën Austerlitz, në lindje të qytetit. Niveli i ujit pritet të rritet akoma edhe më shumë deri të shtunën, ndërsa parashikohet që shirat të vijojnë ende. Zyrtarët francezë bënë të ditur se në Paris janë regjistruar reshje dyfish më të mëdha se zakonisht.
 
SEVDIJE OMEROVIQ