Maqedoni

20 vjeçarja sulmohet nga qentë endacak në parkun e qytetit

27.01.2018 12:52

Një 20 vjeçare dje në Shkup është sulmuar nga një grup qenë endacak në parkun e qytetit...

Ashtu siç informojnë nga MPB, dje rreth orës 11.30 minuta B.N (20) kishte lajmëruar se derisa ishte duke lëvizur në afërsi të parkut të qytetit ishte sulmuar nga diku 5-6 qenë endacak e një prej tyre e kishte sulmuar në këmbën e majtë.