Botë

Kryqi i Kuq Palestinez: Ushtria izraelite plagosi 44 palestinez

27.01.2018 13:11

Të paktën 44 palestinezë u plagosën të premten në përleshjet me ushtrinë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, bën ntë ditur Kryqi i Kuq Palestinez...

Incidenti ndodhi në qytetin Jericho në Bregun Perëndimor, kur forcat izraelite përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë dhjetëra palestinezë që protestonin kundër vendimit të SHBA për Jerusalemin.

Territoret palestineze kanë mbetur të tensionuara që nga 6 dhjetori, kur presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, e njohu Jerusalemin si “kryeqytetin e Izraelit”, vendim i cili u dënua nga e gjithë bota arabe dhe muslimane.

Që atëherë, të paktën 19 palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në përleshjet e ashpra me forcat izraelite dhe protestuesve palestinez.